15.02.2021 · përditësuar para 1993 dite1 min lexim
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i numërimit të votave.
Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka treguar se kanë mbetur edhe 19 vendvotime të dhënat e të cilave ende nuk janë publikuar në web-faqen e KQZ-së.
"Mbrëmë rreth mesnatës ka përfunduar procesi i numërimit në të gjithë vendin, nuk ka ndonjë vendvotim që ka mbetur pa u numëruar".
"Janë vetëm 19 prej tyre që të dhënat ende nuk janë transmetuar në web-faqe".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.