Lajmet e fundit

Smajl Elezaj, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, OVL-UÇK, ka thirrur ish bashkëluftëtarët e tij për durim, deri në publikimin e listave të veteranëve.
Ai ka thënë për Epokën e re se veteranët kanë të drejtë të protestojnë por, sipas tij, komisionit për shqyrtimin e ankesave i duhet edhe pak kohë.
Elezaj ka thënë se ky proces po zvarritet për shkak të numrit të madh të ankesave dhe stafit të vogël të sekretarisë së komisionit qeveritar.
Ai beson se shqyrtimi i ankesave duhet të përfundojë deri më 15 shtator.
Shkrimi i plotë në Epoka e Re.