Lajmet e fundit

Veteranët e UÇK-së të cilët do të protestojnë kundër votimit të Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, janë mbledhur te teatri kombëtar dhe më pas do të marshojnë drejt ndërtesës së parlamentit.
Në mesin e tyre nuk janë parë krerët e opozitës, kurse deputetët e pozitës janë parë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit.
Ndërsa, Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Elezaj ka bërë thirrje që protesta të vazhdojë e qetë dhe të mos eskalojë në dhunë, transmeton Klan Kosova.