Eliminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova 3 ka trazuar jo vetëm shtëpinë më të famshme në vend, por edhe publikun jashtë saj.
Në një përballje titanësh me Drilonin, Gjesti u largua, duke lënë pas një stuhi emocionesh dhe parashikimesh për vazhdimin e lojës, transmeton Klankosova.tv.
Roki Alb, influencer i njohur, e quajti këtë përballje “një duel vëllazëror që nuk e kemi parë kurrë më parë”, në emisionin “Kosova Today”në Klan Kosova.
Ai është i bindur se Gjesti mund të rikthehet në shtëpi, duke theksuar se diferenca mes votave ishte tepër e vogël.
Nga ana tjetër, gazetarja Donjeta Zariqi theksoi se vëmendja është kthyer te Leo, i cili, sipas saj, ka fituar antipatinë e publikut pas vendimit të tij për të nominuar dy banorë të fortë.
“Vendimi i tij mund ta çojë drejt eliminimit të premten sepse ai ka krijuar urrejtje te publiku”, tha ajo./Klankosova.tv.
Big Brother VIP Kosova 3 vazhdon të sjellë momente dramatike dhe të papritura, duke mbajtur publikun të mbërthyer pas ekranit.
A do të ketë rikthime apo surpriza të tjera? Mbetet për t’u parë.
https://youtu.be/tdJJXrW9KIQ
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.