Kompania përgjegjëse për furnizim me energji elektrike në komunat veriore, Elektrosever, u ka lënë ftesa qytetarëve që të nënshkruajnë kontrata me të.
Gjithashtu nëpër fletëthirrje kjo kompani ka dhënë edhe këshilla se si të kursehet rryma, raporton Kossev, transmeton KlanKosova.tv.
Thirrjet janë shpërndarë të shtypura nëpër lokale e objekte banimi. Ndërkaq gjatë kësaj jave qytetarët veriorë kanë pranuar faturat e para të shpenzimit të energjisë elektrike, vlera e të cilave ishte fikse, prej 21.60 eurove.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.