Lajmet e fundit

Orët e para të mëngjesit të sotëm një person është gjetur i pajetë në Elbasan.
Në afërsi të Krastës, në lagjen “Emin Matraxhiu” është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune Abaz Disha, rreth 74 vjeç, banues në Elbasan.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. Gjithsesi uniformat blu kanë nisur hetimet për të hedhur dritë mbi rrethanat e vdekjes./shekulli