Lajmet e fundit
20 vjeçari ka mohuar largimin nga Eredivisie këtë muaj sepse beson se ka shumë gjëra për të mësuar.

Anwar El Ghazi ka thënë se nuk është i interesuar për t’u transferuar tek Milani.
Drejtori i Milanit Adriano Galliani ka thënë kohë më parë se skuadra është duke e përcjellë zhvillimin e holandezit.
Por megjithëse është i lumtur që është i lidhur me një kalim të mundshëm tek gjiganti italian, El Ghazi ka mohuar se po e mendon largimin nga Ajax.
“Është bukur kur një skuadër si Milani interesohet për ty, por jam i lumtur tek Ajax”.
“Nuk do të ishte ide e mirë që të largohem tash. Jam i rrethuar me njerëz të aftë, që po më ndihmojnë të përmirësohem”.