Lajmet e fundit

Janë të rralla përballjet e këtyre dy gjigandëve të futbollit që përfundojnë pa gola.
Ndeshja e sontme edhe përkundër pritshmërisë se do t'i takoj dikujt, nuk ndodhi ashtu.
Pati lojë të mirë por golat munguan, nuk u shënua asnjë as për Barcelonën e as për Real Madridin.
Pra të dy palët u ndanë në "paqe".
Kjo është ndeshja e parë pas një dekade kur nuk ka përballje kryesore mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që kanë thënë fjalën kryesore këto 10 vitet e fundit në futboll.
Tani pas "El Classico-s" prin katalunasit me pikë të barabarta, por për shkak të gol dallimit, ku Barca e ka për dy gola më të mirë.