Sytë e futbolldashësve, sonte do të jenë të fokusuar në “El Clasicon” e Spanjës, finalja e Kupës së Mbretit, e cila do të transmetohet nga ora 22:00 në kanalet sportive të platformës televizive Artmotion.
Por, para kësaj klasikeje, edhe në Kosovë do të zhvillohet një e tillë.
Palestra “Minatori” sonte do të jetë arenë e “El Clasicos”, ku ndeshen Trepça dhe Sigal Prishtina. “Xehetarët” fituan ndeshjen e parë 80:65, kurse “bardhekaltrit” ndeshjen e dytë 90:83 pas vazhdimeve.
Të dy skuadrat hyjnë për fitore dhe për të bërë një hap drejt finales.
Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, derisa për t'u shpallur kampion, nga ky edicion është me katër fitore.
Super derbin Trepça – Prishtina mund ta ndiqni në Sport1 të platformës televizive Artmotion nga ora 19:00. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.