Lajmet e fundit

Mbreti i karteleve të drogës që është në kërkim, Joaquin “El Chapo” Guzman u rrëzua nga një shkëmb teksa forcat special u përpoqën ta kapnin muajin e kaluar, tha një burim zyrtar për CNN.
Besohet se ai ka thyer këmbën dhe ka dëmtuar fytyrën nga rënia.
Ngjarja ka ndodhur më 9 tetor. Policia po ngurronte të nderhynte pasi ai ishte bashkë me vajzën e vogël në një zonë malore të Meksikës.
Kur vajza iku, forcat speciale hynë në aksion, por truprojat arritën që ta largonin nga shkëmbinjtë dhe të largoheshin në pyll në errësirë.