Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës, lidhur me çështjen emërimit të anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit, bën të ditur se të premten do të mbajë mbledhjen e kabinetit qeveritar ku do t’i riprocedojë Kuvendit të Kosovës propozimet për emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Sa i përket vendimit të Kuvendit, ekzekutivi thekson se do të respektojë çdo procedurë që i takon asaj dhe do të pranojë çdo vendim që merret nga ana e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Lidhur me përmbushjen e rekomandimeve për liberalizimin e vizave, Qeveria e Kosovës vlerëson se janë përmbushur të gjitha rekomandimet dhe kriteret e kërkuara nga mekanizmat e Bashkimit Evropian, për këtë proces.
Në këtë aspekt, janë përmbushur edhe të gjitha rekomandimet dhe kriteret që lidhen me fushën e prokurimeve, potencohet në një kumtesë për media të Qeverisë, transmeton Klan Kosova..