Lajmet e fundit

Që nga sot do të nis ofrimi i shërbimeve në gjuhën e shenjave nga institucionet publike për qytetarët e shurdhër.
"Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë, ju njofton se më 07 qershor 2016 do të mbajë konferencë, me qëllim të informimit përmes mediave për fillimin e ofrimit të shërbimeve në gjuhën e shenjave nga institucionet publike për të gjithë qytetarët e shurdhër të Republikës së Kosovës" thuhet në një njoftim për media të zyrës së Kryeministrisë.
Poashtu bëhet e ditur sy kjo konferencë mbahet në orën 13:30, transmeton Klan Kosova.