Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa, priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes me Seli në Gjenevë, Khalid Koser.
Kreu i ekzekutivit shprehu përkushtimin e Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të vendit në adresimin e sfidave që lidhen me luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.
Mustafa, theksoi hapat konkret të Qeverisë të cilën e drejton, duke veçuar hartimin dhe miratimin e Strategjisë Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e Veprimit të saj.
Drejtori ekzekutiv i Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes (GCERF), me Seli në Gjenevë, Khalid Koser se e Kosova është shembull për mënyrën proaktive dhe masat e ndërmarra në adresimin e kësaj sfide globale.
Gjatë takimit, u bisedua edhe për rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në fondin për përkrahjen e institucioneve të vendit në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, transmeton Klan Kosova.