Lajmet e fundit

Ekzekutivi sot ka miratuar vendimin që të ndajë mjete financiare në vlerë prej 200 mijë euro për kompensimin e veteranëve si dhe për rregullimin e protezave dhe shërimin e invalidëve të luftës së UÇK-së .
Në mesin e pikave të miratuara në mbledhjen e 64 të Qeverisë u shqyrtua projektligji për Falimentimin, për Energjinë Elektrike, dhe projektligje të tjera, transmeton Klan Kosova.