Lajmet e fundit

18 të burgosurve të cilët besohet se janë luftëtarë të ISIS, u janë mbyllur sytë me fasho dhe janë ekzekutuar nga forcat libiane në Bingazi.
Ky ekzekutim vjen në vazhdën e tensioneve mes xhihadistëve dhe forcave libiane, pasi forca e Khalifa Haftar , ish ushtar i regjimit të Gadafit i rritur nën komandat e ushtrisë libiane, shpalli fitore në qytetin e tij lindor, transmeton Klan Kosova.
Pamjet tronditëse të cilat janë publikuar, tregojnë momentin kur 18 të burgosur me veshje ngjyrë portokalli, qëllohen në pjesën e prapme të kokës.
Të burgosurit shihen të gjunjëzuar në katër radhë dhe shihen në një distancë nga vrasësit e tyre, transmeton Klan Kosova.