Lajmet e fundit

Ekuadori ka shënuar fitore ndaj Katarit, me rezultat 2-0, në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror.
Fillimisht në epërsi kaluan mysafirët në minutën e 3’, mirëpo që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Në minutën e 15’, Ekuadori kaloi në epërsi me Enner Valencian. Në minutën e 31’, i njëjti lojtar shënoi edhe njëherë. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, pavarësisht disa rasteve të lehta, më nuk prodhoi gola kjo ndeshje.
Kështu Ekuadori e nis në mënyrën më të mirë të mundshme kampanjën në Katar.
FT: Katar-Ekuador 0-2
90', Ndeshja përfundon në favor të Ekuadorit, me rezultat 2-0.
62' Pedro Miguel, tentoi me një goditje, që përfundoi afër portës së golit. Është një ndër tentimet e rralla të Katarit.
46' Ka filluar pjesa e dytë në mes Katarit dhe Ekuadorit. Ekuadori është në epërsi prej dy golave.
45' Ka përfunduar pjesa e parë në mes Katarit dhe Ekuadorit, me rezultat 2-0. Dy golat për Ekuadorin i shënoi Enner Valencia, fillimisht në minutën e 15’, pastaj në minutën e 31’, e dyfishoi epërsinë. Ndërkohë ia vlen të përmendet, se Katari gjatë gjithë pjesës së parë, nuk kishte asnjë gjuajtje drejt kornizës së portës.

32' Ekuadori ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Katarit, prapë golashënues ishte Valencia.

https://twitter.com/i/status/1594368917832712192
30’ Ka kaluar gjysmë ore të ndeshjes mes Katarit dhe Ekuadorit, me këta të fundit që janë në epërsi dhe duke e dominuar këtë ballafaqim deri më tani.
18' Edicioni i vitit 2022 është turneu i parë i Kupës së Botës që goli i parë u shënua nga penalltia, me Enner Valencian.
16’ Ekuadori ka kaluar në epërsi ndaj Katarit, me një gol nga Enner Valencia, nga penalltia.
https://twitter.com/i/status/1594365180774940675
3' Ekuadori ka kaluar shpejt në epërsi, mirëpo goli është anuluar për pozitë jashtë loje, nga VAR-i.

https://twitter.com/i/status/1594361986095030274
1' Ka filluar ndeshja mes Katarit dhe Ekuadorit, ku të parët me topin luajtën nikoqirët.
Formacionet zyrtare: