Lajmet e fundit

Holanda dhe Ekuadori janë ndarë baras, 1:1, në kuadër të Grupit A në Kupën e Botës "Katari 2022".
Dy golat erdhën në minutat e hershme të secilës pjesë. Cody Gakpo i Holandës në të gjashtën minutë, dhe Enner Valencia i Ekuadorit në të tretën minutën të pjesës së dytë i shënuan golat e vetëm në këtë takim.
__________________________________________________________________________
58' Gonzalo Plata (Ekuador) i pafat. Desh e thyen shtyllën, por topi s'përfundon në portë.
57’ Jhegson Mendez është ndëshkuar me karton të verdhë pas një fauli të shkaktuar
49' Enner Valencia barazon rezultatin për Ekuadorin ndaj Holandës., pas një topi të kthyer.
45' Trajneri i Holandës, Louis Van Gaal, e bën lëvizjen e parë. Ai e ka zëvendësurar Steven Bergwijn me Memphis Depayn.
45' Holanda shkon më e qetë në pushimin e pjesës së parë, pasi po fiton 1:0.
45' Estupinian e shënon golin e barazimit për Ekuadorin, mirëpo i anulohet goli.
32’ Ener Valencia godet drejt portës por Andries Noppert tregohet edhe njëherë vigjilent dhe flak topin larg portës.
6' Holanda po fiton me rezultat 1:0 ndaj Ekuadorit në Kupën e Botës. Cody Gakpo realizoi për Tulipanët në minutën e gjashtë.
4' Ndeshja ndërpritet për pak kohë, Angelo Preciado i Ekuadorit duket të ketë pësuar një lëndim.
https://dubz.co/v/n3ygdg?fbclid=IwAR2GolpjTjcaHt481TNRW_z6XqhaVHFwoSv8xZoa9L5wEqO8feSqZpaYRcY