Lajmet e fundit

Shokët e personit të ekstraduar në Itali këtë të martë, nën akuzat për trafikim njerëzor kanë deklaruar që policia ka marrë njeriun e gabuar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Prokuroria beson që Mered Medhanie, i njohur si Gjenerali, është në qendër të operacioneve të trafikimit të emigranteve nga Afrika në Evropë.
Autoritete të Eritresë kanë thënë që Mered është mbajtur në Sudan pastaj është dërguar në Romë të martën.
Megjithatë, shokët e këtij personi kanë thënë që është bërë një gabim tek identiteti i personit në fjalë, dhe policia kanë marrë personin e gabuar.
Sipas shokëve në fjalë ai quhet Mered Tesfamariam.
Ndërsa policia italiane ka deklaruar që nuk ka ndonjë hetim mbi këtë rast dhe besojnë që kanë nën arrest njeriun e duhur.