Policia përmes aeroportit ndërkombëtar të Shkupit dje e ka realizuar ekstradimin nga shteti i Francës të kosovarit A.R., i vitit 1995.
"Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me dënim burgimi prej 2 vite e 4 muaj për veprat penale 'Vrasje në tentativë' dhe 'Armëmbajtje pa leje'".
"Personi i kërkuar pas përfundimit të procedurave ligjore është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.