Lajmet e fundit

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’, ndërsa i njëjti i ishte shmangur drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.Sipas autoriteteve, ekstradimi u realizua në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Italisë.
“Pas ekstradimit, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore”, theksohet në komunikatë.Policia e Kosovës bëri të ditur se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë në shkëmbimin e informacioneve, me synim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimin, arrestimin dhe sjelljen para drejtësisë të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.