Mjeshtrit të ndjerë të muzikës, Shaqir Hotit, iu ekspozuan instrumentet autoktone në Muzeun Kombëtar të Kosovës.
Veprat e tij u nderuan nga familjarë, artistë dhe anëtarë të skenës politike.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku tha se Hoti ishte mësues i gjithë muzikantëve ndërsa me meloditë e tij bënte lidhje të veçantë te njeriut me tokën.
E Ilir Shaqiri, tha se ‘’të gjithë kanë pasur lakmi të punojnë me bacën Shaqë pasi ai ishte njohësi më i mirë i folklorit e mitologjisë shqiptare’’.
Ekspozita do të mbetet e hapur në vazhdimësi te aktiviteteve për Ditën Ndërkombetare të Muzeve.
Detaje nga kronika e zgjeruar:
https://www.youtube.com/watch?v=W_uXKhDEOLU
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.