09.03.2017 · përditësuar para 3414 dite1 min lexim
Në Galerinë e Arteve në Dallas, do të shfaqet ekspozitë speciale e fotografive më me ndikim të artistes Frida Kahlo.
Meksikanja Frida Kahlo është artistja dhe fytyra të cilën patën mundësi së fundi, të transformohen në një grua të tillë, të gjithë ata që kanë një llogari në aplikacionin Snapchat.
Por ajo u bë edhe më e njohur kur në vitet 1900-1950, u ekspozua një përzgjedhje e fotografive më me ndikim të piktores surrealiste, ikonës Frida Kahlo, njofton Klan Kosova.
Ekspozita e cila u shfaq në galerinë e arteve në Meksikë, nxorri në pah atë kohë, portretet te gjalla dhe reale të Frida’s marrë nga artisti dhe shoku i saj i ngushtë Lucienne Bloch (1909-1999).
Bëhet e ditur se gjatë një vizite të bërë në Shtetet e Bashkuara, Bloch u bë një figurë e rëndësishme në jetën e Fridasë, duke e ndihmuar atë për të kapërcyer një numër të pengesave që më vontë do të reflektonin në pikturat e artistes.
Po ashtu në ekspozitë u paraqit ngjyra e gjallë e fotografisë bardhë e zi të Frida Kahlos nga mjeshtri fotograf dhe dashuria e vjetër e Fridas.
Ekspozita do të mbahet nga 11 Marsi e deri më 15 prill 2017.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.