Lajmet e fundit

Iniciativa Qytetare për Veprim organizon sot para Qeverisë së Kosovës ekspozitë me fotografi përmes së cilës do të prezantohen ndërtimet që Serbia ka bërë dhe po vazhdon ta bëjë në veri të Kosovës si dhe "shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara të shqiptarëve të cilët Serbia i ka dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe ua ka djegur e shkatërruar ato".
"Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për kthimin e shqiptarëve në veri, deri sot nuk ka ndarë asnjë cent për kthimin e mbi 15.000 shqiptarëve në veri, dhe as qe ka ndonjë plan ta bëjë këtë, nuk po e garanaton të drejtën për jetë, siguri dhe lëvizje të lirë e cila po pengohet përmes barrikadave që Serbia i ka vendosur atje"
"Serbia po ushtron agresion mbi veriun e Kosovës, i ka vrarë dhe dëbuar shqiptarët, e ka kolonizuar veriun, ka vendosur barrikada për pengimin e lirisë së lëvizjes me qëllim ndarjen e Kosovës".
"Qëllimi i Iniciativës Qytetare për Veprim është që të sensibilizojë opinionin publik dhe t’i bëjë presion qeverisë për gjendjen në veri, për planet kolonizuese që Serbia po i zbaton papengueshëm atje, dhe sjelljen e qeverisë së Kosovës ndaj veriut sikur të ishte pjesë e Serbisë" bën të ditur kjo iniciativë, transmeton Klan Kosova.