Lajmet e fundit

Nga data 11 qershor deri më 31 gusht 2015, Destan Gashi ekspozon 8 vepra nga mermeri në galerinë Wohlleb, në qendër të Vjenës.
''Rasti ishte që të ekspozoja disa skulptura për tre ditë me disa piktorë austriakë, por interesi për veprat e mia ishte aq i madh, prandaj galeria vendosi të bëhet zgjatja e ekspozitës së skulpturave deri në fund të gushtit“, tha Destan Gashi, siç raporton Albinfo.ch.
Ambasadori i Kosovës në Vjenë, Sami Ukelli, së bashku me një delegacion nga Ministria e Diasporës dhe Ministria e Kulturës nga Prishtina vizituan ekspozitën e Destan Gashit.
Adresa e ekspozitës: Galeri Wohlleb, Seidlgasse 23, 1030 Vjenë, Austri.
Ekspozita mbetet e hapur deri më 31 gusht 2015. Nga e hëna deri të premten: Nga ora 9.00 deri 18.00, e shtunë 9.00 – 13.00
Hyrja është gratis.