Lajmet e fundit
Panairi Ndërkombëtar për Shëndetësi dhe Turizëm, në ditën e parë ka arritur që të mbledh një numër të madh të të interesuarve rreth trendeve të fundit në fushën e mjekësisë.

Gjatë këtij panairi janë ekspozuar pajisjet më të reja mjekësore dhe është bërë këmbimi i përvojave midis vet profesionistëve lidhur me tregun mjekësor, farmaceutik dhe atë të turizmit.
Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani deklaroi që Kosova është larg asaj që duhet të jetë, por me punë do të arrihen ndryshimet e pritura në sferën e shëndetësisë.
Ky aktivitet erdhi si rezultat i bashkëpunimit midis kompanisë “Oscar Shpk” dhe partnerëve të saj vendor e ndërkombëtar.