Lajmet e fundit

“Art Beyond Function II” është ekspozita e parë personale në Prishtinë e artistes, Ema Bilbilaj, që këtë herë punimet e saj i prezanton në kryeqytet.
Kuruar nga Shkëlzen Maliqi, ekspozita është një udhëtim ku arti takon funksionin, për të treguar se çdo objekt mund të jetë më shumë se thjesht praktik: ai mund të jetë përjetim, emocion dhe mesazh.
Kjo ngjarje mbahet në orën 19:00, te Hani i 2 Robertëve, Prishtinë./Klankosova.tv
