Lajmet e fundit

Komuna e Drenasit, hedhjen e eksplozivit në oborrin e xhamisë së këtij qyteti, e ka cilësuar si akt qyqar dhe të papranueshëm.
Në një komunikatë, kjo zyra për media e komunës deklaron se Drenasi është një qytet i sigurt dhe që nga viti 2008 nuk ka pasur incidente.
Në këtë kumtesë po ashtu thuhet se këtë akt me motive terroristen nuk e kanë kryer qytetarët e Komunës së Drenasit.
“Drenasi është një qytet shumë i qetë dhe i sigurt që nuk ka pasur asnjë incident që nga viti 2008 dhe vlerësojmë që ky akt me motive terroriste ka ardhur nga persona që nuk janë qytetar të Komunës së Drenasit. Komuna e Drenasit dënon këtë veprim dhe kërkon nga organet e hetuesisë që ky rast të zbardhet sa më parë dhe të merren masa sigurie që ngjarje të tilla të mos përsëritën më. Fatmirësisht Komuna jonë nuk ka as edhe një qytetar të involvuar në konflikte të armatosura jashtë vendit dhe akti i sotshëm ka shqetësuar qytetarin tonë dhe ka qenë befasues”, thuhet në deklaratën për media të Komunës.