30.01.2016 · përditësuar para 3836 dite1 min lexim
Policia e Kosovës ka konfirmuar sasinë e mjetit eksploziv të gjetur në oborrin e xhamisë së Drenasit, mirëpo ka njoftuar se rrezik për shpërthim nuk ka pasur, pasi që nuk është gjetur edhe detonatori, i cili aktivizon lëndën shpërthyese, njofton Klan Kosova.
“Njësia për trajtimin e materieve eksplozive deminim e PK-së në mënyrë të kontrolluar ka bërë tërheqjen e mjetit eksplodues të llojit ‘TNT’ me peshë 2.2 kg”.
“Mjeti i dyshuar eksplodues nuk ka pasur mjete inicuese për eksplodim pasi që nuk ka pasur detonator ”thuhet në raportin e policisë.
Përpos konfirmim të mjetit dhe sasisë, policia ende nuk ka dalë më ndonjë pistë dyshimi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.