Këshilluesi i mjekësisë holistike, Nikol Andoni sot përmes një lidhje direkte në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova ka treguar yndyrërat që janë të dëmshme.
Ai u shpreh se e dëmshme është margarina e cila sipas tij, në shumë vende të botës është e ndaluar.
Andoni si yndyrëra të dëmshme i ka konsidertuar edhe vajrat e hidrogjenizuar, përcjell Klankosova.tv.
"Yndyra, flasim për yndyrat e shëndetshme, janë të pazëvendësueshme, vetëm dy janë të dëmshme, në radhë të parë margarina e cila nuk duhet të merret absolutisht dhe ka shumë vende të botës që e kanë edhe të ndaluar tregëtimin e saj dhe në radhë të dytë janë vajrat e hidrogjenizuar" , u shpreh ai.
https://www.youtube.com/watch?v=Bjykbq3q8IU
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.