Lajmet e fundit

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, ka folur për shtimin e numrit të aksidenteve në trafik kohëve të fundit.
Në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, ai ka përmendur disa prej faktorëve, që siç thotë ai, do të mund të zvogëlonin numrin e aksidenteve.
“Numri aksidenteve është duke rritur vit pas viti, për fatin tonë të keq na mungojnë institucionet përkatëse për hulumtimin e faktorëve dhe elementeve të tyre që shkaktojnë aksidentet. Pastaj, na mungon strategjia 10 vjeçare për mundësinë e zvogëlimit të aksidenteve në përgjithësi”.
“Ajo që është më kryesorja na mungon edhe Agjencia për Siguri Rrugore, që do të merrej me masat preventive të cilat dalin edhe nga institucionet hulumtuese”, tha Dedaj. /Klankosova.tv