Lajmet e fundit

Po nuk u përdorë një sasi e madhe e materieve toksike, uji i liqeneve vështirë se do të mund të kontaminohej, thonë ekspertët e kimisë analitike, të pyetur për rastin e para ca ditësh, kur u tha se Liqeni i Badovcit u tentua të helmohej nga një grup të dyshuarish si pjesëtarë të ISIS-it, shkruan Zëri.
Ata thonë se sasia e madhe e ujit, që ndodhet në këto liqene, ul përqendrimin e substancave helmuese dhe mundësia që të bëhet çfarëdolloj helmimi përmes liqeneve është e vogël.