Lajmet e fundit

Gjyshet e tua kanë të drejtë. Uthulla e mollës me të vërtetë ua përmirëson jetën.
Benefitet që ajo ka për shëndetin, janë vërtetuar para qindra vitesh, mirëpo studimet e fundit i kanë rikonfirmuar ato.
Mund ta gjeni nëpër supermarkete dhe në dyqanet ku shiten produkte ushqimore të shëndetshme dhe ekspertët besojnë se uthulla e mollës, është lëngu acidik më i mirë nga të gjithë të tjerët, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Nëse pini uthull molle për çdo ditë, mund të jetoni më gjatë, thonë studimet.
Ky lëng njihet për fuqinë që ka në zhdukjen e kolesterolit, zbutjen e dhimbjeve të artritit dhe ndihmon në humbjen e peshës.
Mirëpo, në anën tjetër ekspertët nuk e dinë se çka shkakton konsumimi i tepërt i uthullës së mollës.