Në qoftë se jeni prekur nga virusi papiloma i njeriut (HPV) nuk është diçka e turpshme dhe është virus tejet i zakonshëm, thonë ekspertët.
Ky reagim i ekspertëve shëndetësorë vjen pasi një anketim i 2 mijë grave tregoi se ende ka stigma rreth këtij infeksioni, i cili bartet përmes marrëdhënieve seksuale dhe lidhet me kancerin.
Organizatat bamirëse janë të shqetësuara se një gjë e tillë mund të ndikojë tek gratë që të mos kryejnë testet e nevojshme.
Pavarësisht se katër në çdo pesë persona preken nga HPV gjatë jetës së tyre, shumë njerëz shqetësohen më shumë për atë që partneri i tyre mund të mendojë për ta nëse ata do të diagnostikoheshin me virusin.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.