Këshilli i Ekspertëve për Kulturë, Rini e Sport i LDK-së shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të regjisorit dhe profesorit te Akademisë së Arteve, Bekim Lumi.
“Lumi, i cili ishte anëtar i Këshillit tonë të Ekspertëve, mbetet një mik i shtrenjtë, i cili me krijimtarinë e tij artistike, me punën e palodhshme prej pedagogu e eksperti të pashoq në fushë të arteve skenike, la shenjë të pashlyeshme në jetën kulturore të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të LDK-së, përcjell Klan Kosova.
“Ne do ta kujtojmë përjetë si një njeri me virtyte të larta e si profesionist të shkëlqyer”.
“Zoti e bekoftë Bekën tonë! Zoti e bekoftë familjen Lumi!
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.