Lajmet e fundit

Vetekenaqesia me përgjigjen ndaj një epidemie globale të HIV, mund të jetë e rrezikshme dhe të nxisë ri-shfaqjen e kësaj sëmundje.
Sipas raportimeve të publikuara së fundmi në Lancent, ekspertët kanë deklaruar se mungesa e fondeve për trajtimin e HIV, ka rrezikuar përpjekjet për te kontrolluar sëmundjen.
Në këtë pikë, sipas tyre, bota nuk do të arrijë të ndalojë epideminë deri në vitin 2030, një target i vendosur nga OKB-ja.
Rreth 37 milionë njerëz jetojnë me HIV apo Aids nëpër botë, ndërsa çdo vit paraqiten 1.8 milionë raste të reja.