Lajmet e fundit

Ndotja e ajrit, degradimi i mjedisit e dëmtimi lumenjve po konsiderohet se janë vetëm disa nga problemet e mëdha që ka Kosova në aspektin ambiental.
Andaj eksperti i mjedisit, Liridon Gashi, propozon që mjedisi të jetë ministri e veçantë e jo e fuzionuar me infrastrukturën, respektivisht ekonominë, si në qeveritë Kurti 1 dhe Hoti.
Ambienti është preokupim global dhe, sipas Gashit, Kosova duhet ta marrë shembull presidentin amerikan Joe Biden që këtë çështje e ka ndër tri departamentet kryesore.
Me këtë kërkesë pajtohen edhe në Lëvizjen FOL. Mirëpo nuk janë të pajtimit që të kapërcehet numri prej 15 ministrive, sa është premtuar se do t'i ketë qeveria Kurti 2.
Megjithëse, sipas drejtoreshës Mexhide Demolli-Nimani, duhet t'u kushtohet më shumë rëndësi bashkimit logjik të dikastereve.
Nga Lëvizja Vetëvendosje që pritet ta formojë qeverinë, nuk kthyen përgjigje të premten se cilat ministri do të bëhen bashkë.