Lajmet e fundit

Antibiotikët duhet të limitohen në një mesatare prej nëntë dozash ditore brenda vitit për një person, në mënyrë që të parandalohet rritja e baktereve të cilat janë rezistente ndaj antibiotikëve.
Ekspert mjekësorë kanë paralajmëruar rritjen e kësaj baktere në qoftë se nuk do të ndërmerren masa.
Për më tepër u kanë bërë thirrje liderëve botërorë për një mbledhje speciale të Kombeve të Bashkuara muajin që vjen për të diskutuar rreth kësaj çështje.
Kjo paraqet rrezik që të kthej mjekësinë mbrapa , para zbulimit të penicilinës, ku njerëzit mund të vdisnin nga një gërvishtje e thjeshtë.