Lajmet e fundit

Në prezantimin e parë si kryeministër i Republikës në Këshillin e Stabilizim-Asociimit, në Bruksel, Albin Kurti tha se Kosova vitin e ardhshëm aplikon për statusin e vendit kandidat në BE.
Ky deklarim, në këtë takim të rëndësishëm, u pa me skepticizëm nga njohësit e integrimeve evropiane në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Ata nuk besojnë se Kosova mund ta fitojë këtë status, andaj e shohin këtë deklaratë të kryeministrit si hap të ngutshëm politik.
Aspirata si të Kurtit pati edhe Ramush Haradinaj kur ishte kryeministër. Madje, ai më 2017 pati thënë se aplikimi bëhet më 2018, por kjo nuk u bë kurrë.