Lajmet e fundit

Klan Kosova ka organizuar një seri debatesh dhe analizash në bashkëpunim me kolegjin ISPE në Prishtinë lidhur me pasojat e daljes së Britanisë së Madhe me një referendum popullor nga Bashkimi Europian.
Me ekspertët nga ky kolegj po diskutohet vendimi i Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian.
“Një pjesë e elektorati laburist edhe nuk e kanë pas të qartë qëndirmin e partisë së tyrë. Pasoja fillestare është rënia e paundës, që ndikon te konsumatorët sepse zvogëlohet fuqia blerëse e tyre. “
“Britania e Madhe dikund bartë peshën më të madhe të shërbimeeve, ata paguajnë 15.6 miliardë për shërbime.
Sipas thesarit të Britanisë së Madhe i bjen që në 15 vitet e ardhshme, GDP do të zvogëlohet deri në 5-6%”, thotë Xhon Culaj, njofton Klan Kosova.
Kurse Lirim Zorra thotë se menjëherë vërehet se bursat kanë pësuar rënie.
“Kjo rënie e bursave shkon deri në 10%, edhe paundi del se ka humbur vlerën.”
“Një investitor amerikan tash do të duhet të pres marrëveshjen mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian. Madje ata kanë filluar t’i konsultojnë avokatët e tyre për këtë. Investimet e huaja në Britani do të ulën menjëherë.”
Britanikët do të humbin të çasja e konsumatroëve, pasi firmat britanike do të duhet të paguajnë taksa ekstra për produktet e tyre të cilat potencialisht mund të konsumohen në Evropë.”
“Pra gjithçka varet nga marrëveshja e ardhshme, mes Briatinsë së Madhe dhe Bashkimit Evropian.”
“Por që pasojat duhet që gradualisht të rishikohen”, ka thënë Zorra.
Ndërsa Avni Mazreki thotë se 43 vjet që nga antëarisa e Briitanisë së Madhe, ajo ka krijuar një sistem të ri, politik ekonomik, etj.
Ai në Zona B, foli edhe për mundësinë e daljes së Skocisë, njësoj sikur Britania nga BE.
“Dalja e Skocisë mund të krijojë precedentë brenda BE-së, mund të ketë dy anë kjo, pozitive dhe negative.
Kurse e djathta franceze për një veprim të tilla, nuk mund të bëjë shumë pasi kjo nuk ka fuqi politike.”
“Për Francën nuk mendoj se është skenar.”
“Në Britani një skenar i tilla është diskutuar ndër vite. Bashkimi Evropian është nivel i ri i qeverisjes. Britanikët vazhdojnë të besojnë se sovraniteti i shtetit duhet të artikulohet edhe pas 100 viteve.”
“Efektet negative për Britaninë e Madhe do të jenë enorme”, përfundon Mazreki.