Lajmet e fundit

I ftuar në “Ora e Mbrëmjes” ishte Nëntor Oseku, njëri ndër njerëzit që ka prekur pothuajse të gjitha trojet shqiptare.
Eksploruesi i bukurive shqiptare ka treguar për trojet e virgjëra të Shqipërisë dhe për mungesën e informacionit për këto vende, njofton Klan Kosova.
“Qëllimi i ekspeditave është që t’i bëjmë më të njohura këto vende e t’u japim informata”, është shprehur Oseku.
Ai ka thënë se shëtitjet e tilla që i bën çdo fundjavë nuk kushtojnë shumë.
“Është çlodhje kur shkoj në këto vende për çdo vikend”.
“E bëjë 'refresh' jetën time, e unë bëj thirrje që të vizitohet Shqipëria, sepse ka shumë bukuri dhe udhëtimi i tillë nuk kushton shumë”, tha Oseku.
Ai kudo që shkon bën fotografi për të cilat edhe është shpërblyer.
“Më herët është shpallur një konkurs në Wikipedia, në të cilin i kam marrë pesë çmime, e më vonë edhe dy çmime nga Kosova”.