Lajmet e fundit

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, priti në takim kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit në funksion të fuqizimit të rolit të prindërve në sistemin arsimor në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua rreth nevojës për përfshirjen sa më të madhe të prindërve në menaxhimin e shkollës, e gjithashtu edhe në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave.
Po ashtu, është folur edhe rreth çështjes së organizimit të ekskursioneve të nxënësve, në mënyrë që ato të përmbushin rolin e tyre edukativ-arsimor.
Bytyqi dhe Reshiti u dakorduan që të organizohet një tryezë e rrumbullakët, ku do të diskutohen më në hollësi temat e lartpërmendura, transmeton Klan Kosova.