13.10.2015 · përditësuar para 3945 dite1 min lexim
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë ekskluzive për Ora e Fundit të Klan Kosovës nga Brukseli ka thënë se, takimi me palën serbe në darkën jo formale të ftuar nga Federica Mogherini, nuk ishte i lehtë.
Ai tha se vërehej një frustrim tek lidershipi serb.
“Ka qenë një takim juridik me ballafaqime të mëdha".
"Vërehet një frustrim i madh i përfaqësuesve të Serbisë pas mbështetjes së madhe që ka marr Kosova për anëtarësim në UNESCO, por reagimi ynë ka qenë se Kosova do të anëtarësohet në UNESCO dhe organizatat tjera ndërkombëtare, ku do ta forcojë pozitën e shtetit në arenën ndërkombëtare”.
Thaçi ka komentuar edhe veprimet e fundit të opozitës, kur ndodhi një përleshje mes policisë e aktivistëve të opozitës, pas arrestimit të Albin Kurtit.
“Ne gjithë duhet ta respektojmë kushtetutën e vendit ligjet e vendit dhe legjitimiteti matet me votë dhe jo me dhunë”.
“Për debat është parlamenti i Kosovës, askush nuk është duke i dëmtuar dhe vlen të çmohet roli i kryetarit të Kuvendit që ka krijuar ambient në favor të opozitës duke kontribuar”.
"Pushteti nuk mund të fitohet me dhunë as me vezë por me vota. Koalicioni është duke funksionuar mirë dhe do të rifuqizohet në të ardhmen", deklaroi Thaçi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.