Lajmet e fundit

RUBIKON EKSTRA EKSKLUSIVE sonte, MIROSLAV LAJCAK, në intervistën e parë mediale që nga marrja e postit të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.
- A ka ndryshuar Lajcak qëndrimin e tij kundër pavarësisë së Kosovës?
- Pse ai e ndërlidh vendimin e GJND-së me misionin e tij si ndërmjetësues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?
- Si i sheh kundërshtimet ndaj tij nga Presidenti Thaçi dhe ministri i Jashtëm Konjufca?
- Kë e sheh si partner në Kosovë, e kë në Serbi?
- A është takuar me ambasadorin Grenell dhe si e sheh përfshirjen e SHBA-së në dialog?
- A duhet nënshkrimi i marrëveshjes të ndodhë në Shtëpi të Bardhë siç kërkon Presidenti Trump, apo në Bruksel?
- Cilat janë pikat kryesore që duhet t’i përmbajë marrëveshja Kosovë-Serbi?
- A mund të jetë lëvizja e kufijve në tavolinën e bisedimeve? - A mund të ketë marrëveshje gjatë këtij viti?
Për këto dhe shumë të tjera për herë të parë Lajçak flet në Rubikon përballë Adriatik Kelmendit.
Ndiqeni me fillim në orën 20:45.