Lajmet e fundit

Ekskluzive sonte në RUBIKON: Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, dhe ai i Francës, Olivier Guerot, flasin hapur për qëndrimet e Berlinit dhe Parisit ndaj zhvillimeve politike në Kosovë.
- Si e shohin dështimin e 19-të për konstituimin e institucioneve të reja?
- Pse mungon angazhimi i fuqishëm i faktorit ndërkombëtar në zhbllokimin e situatës?
- Çfarë mesazhesh dha QUINT-i në takimin me kryeministrin në detyrë Albin Kurti?
- A duhet të rishikohet propozimi i Albulena Haxhiut?
- Kush, sipas tyre, po e vë interesin politik mbi atë kombëtar?
- Çfarë kostoje po sjell kjo bllokadë për Kosovën në arenën ndërkombëtare?
- Përse thonë se topi për anëtarësim në Këshillin e Evropës është te Kosova?
- Përse s’po hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës?
Përgjigjet mbi këto dhe shumë të tjera mund t’i merrni sonte nga ora 20:45, në Klan Kosova.