Lajmet e fundit

Në edicionin e sotëm të emisionit "Rubikon" flet ekskluzivisht Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për temat më të rëndësishme politike në vend.
Si erdhi te njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kenia dhe Sudani?
Përse nuk kishte asnjë njohje të re për katër vjet?
Si po i përgjigjen institucionet tona fushatës së Serbisë për çnjohje?
Në çfarë pike janë sot raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë strategjik?
Cili veprim i Qeverisë Kurti “bëri dëm të madh në relacionet me SHBA-të”, sipas Osmanit?
Sa ka koordinim mes Presidencës dhe Qeverisë në politikat e jashtme?
Përse u përplas me Qeverinë Kurti për çështjen e tarifave?
Cilin veprim të ekzekutivit e cilëson si të turpshëm?
Çka ndodh nesër në Kuvendin e Kosovës?
Ndërkaq në pjesën e dytë të RUBIKON-it të sotëm flasim për politikat e jashtme të Kosovës, formimin e institucioneve të reja dhe tema të tjera të aktualitetit, me panelin e përbërë nga Vehbi Kajtazi, Ilir Deda, Meliza Haradinaj, Labinot Balaj dhe Avni Arifi.
Klan Kosova, 20:45.