Lajmet e fundit

Rubikon sonte sjell intervistën ekskluzive të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
- Cila është kërkesa e Kosnett drejtuar presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti?
- A kërkoi ai nga partitë opozitare që ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente?
- Çka presin Shtetet e Bashkuara nga Qeveria Kurti, e çka nga opozita?
- Cilin qëndrim të Kurtit e konsiderojnë jo konstruktiv?
- Cili do të jetë reagimi i SHBA-së në rast të kthimit të masave të reciprocitetit me Serbinë?
- Çfarë thotë Kosnett për implementimin e marrëveshjes së Uashingtonit nga institucionet e vendit?
- Kur do të vijë kontingjenti me vaksina anti-Covid nga Shtetet e Bashkuara?
Këto dhe më shumë mbi qëndrimet amerikane mund t’i ndiqni sonte në intervistën ekskluzive me ambasadorin amerikan, Philip Kosnet.
Ndiqeni Rubikon me Adriatik Kelmendin, me fillim nga ora 20:45, në Klan Kosova.
Mos e humbisni!