Lajmet e fundit

Sonte në Rubikon mund të ndiqni intervistën ekskluzive të trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.
Përballë Adriatik Kelmendit, Emanuell Sylës dhe Jon Ajetit, zvicerani flet për të kaluarën dhe të ardhmen e Kombëtares së Kosovës.
- Si e arsyeton ai deklaratën se duhet të jesh nga një tjetër planet të besosh se Kosova mund ta mposhtë Spanjën?
- Përse u largua Leart Paqarada nga ekipi Dardan?
- A po e injoron Challandes Ligën e Kosovës?
- Kush janë lojtarët që do të marrin ftesë nga Challandes në qershor?
- A e ka menduar ai dorëheqjen?
Këto dhe ekskluzivitete të tjera mund t’i mësoni në intervistën e rrallë të trajnerit të Kosovës në futboll, Bernard Challandes, sonte, nga ora 20:45, në Klan Kosova.
Mos e humbisni!