Lajmet e fundit

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, flet ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës për herë të parë që nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe vendimi për rikandidim për kryeministër.
- A ka pasur kundërshtime brenda LDK-së mbi rikandidimin e Hotit?
- A ka Lidhja Demokratike emër për postin e presidentit?
- Çfarë presin nga zgjedhjet e reja?
- Me çfarë programi do të garojnë në këto zgjedhje?
- Çfarë ndikimi mund të ketë largimi i Vjosa Osmanit në rezultatin e zgjedhjeve?
- Si i komentojnë deklaratat e Vetëvendosjes se ata do të jenë subjekti i parë në zgjedhje?
- Përse u vendos të shkurtohet buxheti për shëndetësi?
Këto dhe shumë ekskluzivitete të tjera do të diskutohen sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin me shefin e ekzekutivit Avdullah Hoti duke filluar nga ora 20:45 në Klan Kosova.
Mos e humbisni!