Aktori shqiptar, Nik Xhelilaj, ka disa vjet që është fytyrë shumë e njohur në Turqi.
Kjo pasi që ai ishte aktor në serialin, Kayip Sehir. Por Xhelilaj, tani po synon famë ndërkombëtare.
Në vitin 2015 ai fitoi rolin kryesor në filmin,Winnetou në Gjermani. Kjo është një trilogji e famshme gjermane e bazuar nga libri i shkrimtarit Karl May, “Aventurat e Winnetou”. Xhelilaj, është aktori i parë që luan rolin kryesor në këtë film, e që nuk ishte i famshëm më parë në Gjermani.
Ndonëse edhe vet Xhelilaj kishte dyshime rreth këtij roli, i sigurt që ka zgjedhur personin e duhur për të luajtur rolin një indiani ishte regjisori i këtij filmi.
Xhelilaj ka dhënë një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën, ku ka treguar për karrierën, planet e jetën e tij në Berlin.
Kronikën e zgjeruar rreth Nik Xhelilajt mund ta shikoni më poshtë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.