Lajmet e fundit

Sot në Info Magazine të Klan Kosovës do të flasë ekskluzivisht kreu i AAK-së, dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Intervista do të zhvillohet nga Colmari i Francës, ku gjatë ditës së sotme Gjykata e këtij qyteti ka marrë vendim për shtyrjen e seancës për Haradinaj për datën 6 prill.
Çfarë thotë Ramush Haradinaj për vendimin e ri të Gjykatës së Colmarit?
A e ka pritur ai një vendim të tillë?
Këto dhe shumë përgjigje të tjera të Haradinajt mund t’i ndiqni ekskluzivisht në Klan Kosova, me fillim nga ora 17:30.
Ndërsa në pjesën e dytë të emisionit, i ftuar në studio do të jetë Nasim Haradinaj, kryetar i OVL të UÇK-së.
Me të do të diskutohet për kërkesën e veteranëve që Kuvendi i Kosovës të shqyrtojë Ligjin për Gjykatën Speciale.
Mos e humbisni!